El-Kaide dënon rolin e Turqisë në Afganistan
Sipas rrjetit CNN, personi që shfaqet në video dhe që dënon rolin e Turqisë, identifikohet si Ayman al-Zawahiri, numri dy i organizatës terroriste. Turqia ka dislokuar në Afganistan 1755 ushtarë të cilët janë angazhuar në rindërtimin e vendit në kuadër të Forcës Ndërkombëtare për Mbështetjen e Sigurisë (ISAF), nën komandën e NATO-s.
I gjithë kontingjenti turk është vendosur në Kabul dhe rrethinat e tij, por asnjëherë nuk janë angazhuar në operacione luftarake. CNN shpjegon se nuk është në gjendje të konfirmojë nëse video është autentike, por shpjegon se "zëri është i ngjashëm me intonacionin dhe theksin e al-Zawahirit".
Më 22 janar shërbimet turke të sigurimit e goditën rëndë el-Kaiden duke arrestuar 120 anëtarë të saj në territorin e Turqisë. Gjatë operacionit u sekuestruan një numër i konsiderueshëm armësh, municionesh dhe shumë dokumente.