E Diel, 1 Nëntor 2026

çavushoglu: Opozita të kthehet urgjent në Kuvend

Në deklaratën e mbajtur nga Presidenti i Asamblesë së KE-së, Mevlut Çavushoglu, ka kërkuar që të ngrihet një komision hetimor parlamentar ku opozita duhet të ketë drejtimin dhe shumicën në këtë komisionin, i cili sipas Çavushoglu, duhet të japë propozime konkrete për ndryshimin e Kodit Elektoral, të asistuar edhe nga ekspertë të KE-së.

“Në fund të vizitës së tyre në Shqipëri, Presidenti i Asamblesë së KE-së, u bëjnë thirrje partive politike shqiptare që t’i japin fund krizës politike në vend dhe të ndërmerren reformat për integrimin”, theksoi Çavushoglu para pak momentesh. Megjithatë, ai është treguar i kujdesshëm për çështjen e hapjes së kutive të votimit. Sipas Çavushoglu, KE-ja nuk e propozon hapjen e kutive.

“Delegacioni arrin në përfundimin se zgjidhja e krizës duhet të bëhet sa më shpejt. Dhe për këtë duhet të krijohet një komision parlamentar për hetimin e zgjedhjeve, i drejtuar nga opozita, ku opozita do të ketë shumicën”, tha më tej ai.

Më tej, kreu i Asamblesë së KE-së, tha se Partia Socialiste duhet të kthehet në Kuvend dhe të vazhdojë punën atje. “Ne i bëjmë thirrje opozitës që të kthehet në Parlament. Ajo nuk duhet të kthehet vetëm për një ditë, por të kthehet dhe të qëndrojë atje. Kjo është arsyeja që kemi kërkuar që opozita të drejtojë komisionin hetimor. Por kemi kërkuar që opozitës t’i jepen edhe disa komisione të tjera”, tha Çavushoglu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›