E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet një anëtar i Vëllazërisë Myslimane

Vëllazëria Myslimane e Egjiptit ka konfirmuar se njëri prej anëtarëve të saj është vrarë, në përleshje me kundërshtarët e presidentit Muhammad Morsi.

Dhuna, e cila ka lënë dhjetëra të tjerë të plagosur, ka ndodhur të dielën, jashtë zyrës së lëvizjes, në qytetin Nile Delta.

Sipas disa raporteve, përleshjet kanë shpërthyer pasi protestuesit kanë sulmuar zyrën e Vëllazërisë Myslimane.

Morsi ka qenë lider i saj, para se zgjedhjes në postin e presidentit.

Kjo është vdekja e parë e raportuar prejse Morsi ka nxjerrë një dekret të ri, duke i dhënë vetes pushtet për të hedhur poshtë ligjet dhe vendimet, që nuk mund të sfidohen në gjykata.

Mbështetësit e reformave kanë akuzuar presidentin për miratimin e kompetencave diktatoriale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›