ElBaradei kërkon arritjen e marrëveshjes me Iranin për uraniumin
Shefi i mbikqyrjes së Kombeve të Bashkuara për armët bërthamore tha të premten se shpreson të arrihet një marrëveshje me Iranin për analizimin e uraniumit jashtë vendit.
Shefi i Kombeve të Bashkuara shpreson që kjo marrëveshje të arrihet deri në fund të vitit.
"Kjo është një mundësi unike për të lënë mënjanë konfrontimet dhe të hyjmë në proçese bashkëpunimi"- tha në Berlin drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Mohamed ElBaradei.
"Irani kundërshtoi ditën e mërkurë dërgimin e uraniumit për ta përpunuar atë jashtë vendit"- tha agjencia e ISNA-s.
Vendimi pritet të zemëronte Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj, të cilët i kishin bërë thirrje të pranonte marrëveshjen për shtyrjen e prodhimit të bombave
Një projekt-marrëveshje e ndërmjetësuar nga IAEA, i bën thirrje Iranit që të dërgojë rreth 75% të uraniumit të saj në Rusi dhe në Francë. Në këto shtete uraniumi do të shndërrohet në lëndë djegëse për kërkimet mjekësore në Teheran.
Elbaradei po kërkon që të arrijë marrëveshjen me Iranin për transportimin e uraniumit jashtë.