E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet një prift i kishës ortodokse në Rusi

Zyrtarë të kishës në Rusi bënë të ditur ditën e premte se një person i maskuar ka hyrë në kishën e Moskës dhe ka vrarë priftin ortodoks Danil Sosoyev.
Prifti kishte marrë kërcënime më pare se kishte konvertuar myslimanët në të krishterë, dhe se kishte kritikuar Islamin.
Vrasja mund të dëmtojë marrëdhëniet ndërmjet kishës ortodokse ruse dhe minoritetit mysliman prej 20 milionë banorësh.
"Ne jemi duke punuar në disa versione të ndryshme për të gjetur shkakun e ngjarjes, por versioni kryesor është vrasja për motive fetare"- tha zëdhënësi i komisionit e hetimit të Prokurorisë së Përgjithshme, Anatoly Bagmet.
"Është një humbje e madhe për të gjithë ne dhe për kishën ortodokse. Kjo është e gjitha çka mund të them për momentin"-tha Loan, prifti i kishës St. Thomas.
"Kjo është e vështirë të besohet. Nga njëra anë ndjehemi të gëzuar sepse shpirti i tij prehet në paqe, por nga ana tjetër më vjen keq për familjen e tij, pasi nuk do ta kenë më në gjirin e tyre."-tha Natalia Yermilova, një besimtare ortodokse.
Sosoyev kishte predikuar gjithashtu edhe ndaj sekteve të vogla totalitare sic është ajo e Dëshmitarëve të Jehovait.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›