E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi uron Obamën me rastin e 236-vjetorin e pavarësisë

“I nderuar Zoti President!

Me rastin e Festës Kombëtare të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju përcjell Juve urimet më të ngrohta dhe miqësore për sa më shumë lumturi, begati dhe përparim!

Më lejoni, Shkëlqesi, të nënvizoj me kënaqësi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis dy vendeve dhe popujve tanë miq. Vendi juaj, i cili përfaqëson vlerat më të rëndësishme njerëzore të lirisë dhe demokracisë, ka dhënë dhe vazhdon të japë një mbështetje të jashtëzakoshme për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt integrimit të plotë euroatlantik. Ne e vlerësojmë lart këtë mbështetje dhe jemi të nderuar të vazhdojmë në këtë drejtim!

Është një fat i madh për kombin shqiptar që në momentet më të vështira historike të tij ka pasur përkrah një mik të fuqishëm si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky fakt ka qenë dhe mbetet një forcë shtytëse për proceset demokratizuese në Shqipëri dhe një faktor sigurie për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Në këtë ditë feste të gëzuar të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, populli shqiptar çmon lart vlerat e civilizimit dhe përparimit që populli juaj ka sjellë për mbarë njerëzimin, si dhe për një të ardhme dhe jetë më të mirë!” – thëksohet në mesazhin e urimit të Kreut të Shtetit shqiptar.

                                                                                             2012-07-03 13:48
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›