OMONIA: Do të regjistrojmë minoritetin grek në Shqipëri
Tiranë- Komunieti grek që jeton dhe punon në vendin tonë do të regjistohet nga organizata OMONIA duke sfiduar hapur Institutin Shqiptar të Statistikave INSTAT. Sipas kësaj organizate ajo nuk njeh censusin e vitit 2011 për minoritetet.
Të mbledhur në Sarandë Këshilli i Përgjithshëm i kësaj organizate ka hartuar vendimin dhe dokumenti do të nisë të vihet në zbatim më 23 Korrik, kur nis registrimi, deri në 25 Dhjetor kur pritet të përfundojë ai.
Sipas kryetarit të kësaj organizate Vasil Bollanos, i cili u pyet nga TCH, procesi i censusit ka dështuar dhe është i pabesueshem.
“Jo, nuk është e vërtetë që ne nuk njohim institicionet, por ne kritikuam dhe nuk mund të pajtohemi me mënyrën e realizuar të këtij procesi. Patjetër përpjekjet tona ishin me institucionet shqiptare, me organizmat ndërkombëtarë, që mbështesin ekonomikisht dhe për zhvillimin demokratik të vendit, por nga ana e institucioneve përkatëse nuk pati një reagim pozitiv”- tha Bollano.
Sipas Bollanos e drejta për regjistrim paralel ësjtë e legjitimuar me vendim gjykate. “Ky është një regjistrim, i cili nuk prek interesat e individit, por patjetër organizata e Omonias, për të regjistruar komunitetin e saj është një çështje që e ka në program dhe statut, që në themelimin e saj”- shtoi tha Bollano duke shprehur edhe OMONIA do të kryejë njëproces të drejtë në regjistrimin e komunitetit grek në Shqipëri.
Ndërkaq qeveria shqiptare njeh vetëm censusin 2011 dhe çdo regjistrim tjetër i kryer s’mund të jetë tjetër veçse një formalitet pa pasoja ligjor, megjithatë nisma pritet të krijojë jo pak debate.
/IDEA/