KLSH: Rektorati i UT- së abuzoi me tenderat, 30 mln lekë dëm ekonomik
Tiranë- Rektorati i Universitetit të Tiranës ka kryer shkelje në lidhje me tenderat. Ky është konstatimi i bërë ngë Kontrolli i lartë i shtetit gjatë një kontrolli të kryer nga viti 2008 deri në vitin 2009.
Sipas këtij raporti ka patur abuzime të shumta me prokurimet publike, dhe shkelje të procedurave duke i shkaktuar shtetit një dëm të madh financiar.
Sipas KLSH- së ka patur abuzime në tenderin e ndërtimit të godisë s së re për Fakultetin e Infermierisë, pasi komisioni ka skualifikuar dy konkurentë në tender duke pretenduar se kanë probleme në dokumentacion, dhe një ndër ta është edhe operatori që ka dhënë ofertën më të ulët. KLSH shprehet se duhej të verifikoheshin problemet në dokumentacion, dhe në sajë të ofertës duhet të ishte kjo firmë fituese. Ndërsa firma fituese, thuhet në raport, ka patur probleme sepse nuk i plotëson kriteret e garës dhe vetëm një punonjës i saj është i siguruar. Për shkak të këtyre shkeljeve shteti ka patur një humbje prej rreth 30. 2 milionë lekë të reja.
Shkelje ka patur edhe në Fakultetin e Mjekësisë pasi kompania fituese për ndërtimin e godinës së re të lëndëve paraklinike është shpalur 19 ditë me vonesë, ndërkohë që ajo duhej të shpallej brenda 5 ditëve sipas rregullores.
Në përfundim të këtij raporti KLSH ka kërkuar nga Universiteti i Tiranës do bëjë zhdëmtimin ndaj shtetit, ndërsa do të aplikohen dhe gjoba.