Elbasan- Tentoi t’i vinte eksploziv një makine por i shpërtheu dhe i mori jetën, zbardhen detaje nga ngjarja

Më shumë detaje janë publikuar nga ngjarja e regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Elbasan, ku 25-vjeçari i identifikuar si Kristi B., humbi jetën pasi i shpërtheu eksplozivi të cilin tentoi t’ia vendoste një automjeti.
Sipas policisë, nga hetimet ka rezultuar se i riu, për shkak të një konflikti të vjetër për motive të dobëta me Renato Ç., i ka ka vënë lëndë eksplozive në automjetin e tij tip “Volkswagen”.
Lënda eksplozive ka shpërthyer gjatë vënies dhe si pasojë 25-vjeçari ka humbur jetën, në spital.
/rtsh.al/