Elbasan 200 infermiere pa arsimin perkates
Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor ne Elbasan eshte duke hasur veshtiresi te medha ne zbatimin e reformes ne shendetesi. Ngerci eshte krijuar tek punonjesit pa arsimin perkates. Rreth 200 ndihmes-infermiere, infermiere, mami dhe ndihmes mami ne Qarkun e Elbasanit jane pa arsimin perkates. ISKSH ndodhet nen presionin e 120 studente qe kane perfunduar shkollen e larte per kete qellim dhe kane mbetur pa pune. Drejtori i ISKSH-se se Elbasanit, Kamber Balla shprehet se nga verifikimet e kryera rezulton se rreth 200 mami, ndihmes infermier apo dhe infermiere jane pa arsimin perkates. Madje ne nenprefekturat e Librazhdit dhe Gramshit ka edhe raste kur punen e infermierit e kryejne shtetas jashte profilit,15 prej te cileve jane pushuar nga puna. "Po hasim veshtiresi ne zbatimin e reformes. Na mungojne hapesirat e nevojshme ligjore. Rreth 200 raste ndihmes infermieresh apo mami jane pa arsimin perkates. Ato thjesht kane perfunduar kurse 3 ose 6 mujoreshe e megjithate jane ne pune. Ndersa 120 studente qe kane perfunduar shkollen e larte kane depozituar kerkesat per pune. Ne nuk mund te leme pa pune keta shtetas. Pastaj eshte ata pa shkolle nuk mund te bejne punen si ata qe kane marre njohurite e nevojshme. Ndaj kerkojme aktet nenligjore qe te zbatojme reformen". F. Salliu