E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje, pezullohen operacionet per 12 ore

Nje defekt ne rrjetin e shperndarjes, ka lene per me shume se 12 ore pa energji elektrike spitalin e Lushnjes. Si pasoje operacionet e parashikuara dhe sherbime te tjera, qe lidhen me aparaturat elektronike nuk jane kryer. I vetmi operacion i zhvilluar gjate ketyre 12 oreve ka qene ai i apandesitit, i ardhur urgjent gjate paradites se te merkures, ndersa jane pezulluar 2 operacionet e planifikuara me pare. E paralizuar ka qene dhe puna diagnostikuese e lidhur ngushte me aparaturat, si grafite, skaner, eko, analiza. Vete pacientet jane ankuar se nuk jane trajtuar as rastet e urgjences. Sipas drejtuesve te korporates, defekti ka perfshire nje zone te gjere dhe per riparimin e tij eshte kerkuar kohe. Spitali i Lushnjes nuk ka nje sistem te pavarur te furnizimit me energji dhe kjo ben, qe ne raste avarish sherbimi shendetesor te dale jashte funksionit, duke vene ne rrezik ne jo pak raste shendetin e pacienteve. Shkak i kesaj gjendjeje ka qene stuhia e nje nate me pare, e cila ka rrezuar deget e 3 pemeve, qe kane demtuar telat e tensionit te larte duke shkaktuar dhe defektin qe ka zgjatur plot 12 ore. Per sa i perket burimeve nga OSSH-ja dega Lushnje, mesohet se banesat private kane qene me lidhje te paligjshme, qe furnizoheshin padrejtesisht nga linja e spitalit, pasi prej disa kohesh linja e spitalit ka qene me vete dhe i vetmi problem per ta, ka qene furnizimi ne nje kohe te shpejte me energji i spitalit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›