E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vota pro buxhetit, ishte nje vendim politik i LZHK"

Perfaqesuesi i Levizjes per Zhvillim Kombetar ne Keshillin Bashkiak te kryeqytetit, Armando Ruco eshte shprehur dhe dje ne lidhje me voten pro buxhetit, per vitin 2009 te paraqitur nga kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama. "Ishte nje vendim politik i LZHK, i marre ne menyre te qarte per te votuar ne parim, buxhetin e bashkise se Tiranes, te paraqitur nga ana e kryetarit te bashkise. Ne ishim dakord ne parim me kete buxhet, dhe kerkuam qe te permiresoheshin disa. Por vota jone pro ketij buxheti, ka qene ne baze te nje vendimi politik te LZHK dhe jo vendim individual. Ishte nje vendim ne te mire te qytetareve te Tiranes, perfaqesues te se cileve ne jemi zgjedhur", ka qene deklarata e keshilltarit bashkiak, perfaqesues te LZHK, Armando Ruco. I cili ka qene ne qender te kritikave dhe te akuzave te forta nga ana e demokrateve por dhe perfaqesuesve te LSI-se, te pozicionuar qarte kunder projektbuxhetit te paraqitur nga ana e kryebashkiakut Rama. Pozicionim qe u be dhe nepermjet votes se tyre kunder, nderkohe qe pretendojne se votimi i dy diteve me pare ka qene i parregullt, dhe eshte anuluar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›