E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mature shteterore per privatet

Sistem perzgjedhjeje edhe per pranimet e studenteve neper universitetet private. Kjo ide eshte hedhur nga perfaqesuesit socialiste disa kohe me pare, por duket se ka gjetur mbeshtetje edhe ne strukturat shteterore te arsimit te larte. Keshtu, edhe ne universitetet private pritet qe te zbatohen te njejtat kritere per pranimin e studenteve. Nje fakt te tille e ka deklaruar edhe kryetari i Konferences se Rektoreve, i cili ka kerkuar unifikimin e universiteteve. Keshtu, eshte kerkuar qe kriteret e pranimit ne universitetet private te jene si ne universitetet publike te vendit. Ne kete menyre nenkuptohet qe pranimi te behet me ane te provimeve me zgjedhje, njesoj sic ndodh ne universitetet shteterore. Nje projekt i tille, qe pritet te zbatohet kete vit akademik, nese do te arrihet te behet gati, pritet qe te permiresoje nivelin e studenteve ne institucionet e arsimit te larte jopublik, pasi sic raportohet disa prej universiteteve te tilla, lene shume per te deshiruar per nga niveli i studenteve te tyre. Por, nese futen sisteme te tilla filtrimi si, provime me detyrim dhe me zgjedhje, apo edhe llogaritja e mesatares, atehere i bie qe te pranohen me te miret. Ne fakt, jo vetem per arsimin e larte privat, por edhe per sistemin part-time mendohet te kete nje menyre te njejte pranimi, si edhe diten, ndonese kriteri i provimeve me zgjedhje u hoq sivjet. Keshtu, rektoret kane propozuar qe kriteret e pranimit te studenteve ne universitete, qofshin ata ne sistemin me kohe te plote, qofshin ata ne part- time, duhet te jene te njejta. Pra, ata jane te mendimit se kandidatet duhet te kryejne provimet me zgjedhje te Matures Shteterore, si kriter baze pranimesh. Nje pretendim ky, qe shkon kunder vullnetit te disa krereve te arsimit te larte, te cilet kerkojne heqjen e provimeve me zgjedhje per part-time-in dhe shtimin e kuotave ne kete sistem. Ne fakt ideja e konkurseve apo e provimeve, ku mund te selektohen kandidatet sipas nivelit te tyre, eshte hedhur paraprakisht nje vit me pare nga anetaret e komisionit te edukimit, te cilet kane deklaruar se "Piramidat e dyta" sipas tyre, kane mbire "si kerpudha pas shiut" dhe kjo eshte ne dem te te gjitheve.

L.Ndoka


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›