Sa do doja një President që të mbante radhën, si Napolitano
Presidenti italian, Giorgio Napolitano, ka marrë lëvdata nga të gjithë anët për mënyrën se si i ujdisi gjërat gjatë krizës e se si bëri dalje Berlusconi-n problematik që kish një mandat popullor për të qeverisur vendin. Por ai vlerësohet në Itali dhe për manierat e përkora dhe për skrupujt presidencialë. Ja, mbrëmë në Napoli ka shkuar në një kinema për të ndjekur filmin The Ides of March, ku Giorge Clooney luan rolin e një kandidati demokrat për postin e Presidentit të SHBA-ve. Nuk është se është ky fakt që të bën përshtypje. Është një tjetër. Ai dhe zonja e tij, Clio, janë vënë në radhë tok me njerëzit e zakonshëm për të prerë biletë jashtë kinemasë Filangieri, në qendër të Napolit. Mund të duket e pabesuehsme, por është tamam kështu. Është vënë në radhë pra, ka mbërritur deri tek sporteli, ka nxjerrë paratë nga xhepi i vet, ka paguar, ka marrë biletat, dhe ka bërë drejt hyrjes së kinemasë.
Mund të duket si një shkujdesje e panevojshme nga ana e një presidenti, por nuk është hera e parë që befason me të tilla gjeste. Para ca kohësh, teksa mbeti në trafik (po në Napoli), doli nga makina dhe filloi të ecë në këmbë, duke kapur në befasi dhe rojet e sigurisë. Kur lexon lajme të tilla të vinë në mendje udhëheqësit tanë që mbajnë veshur këmisha antiplumb, e që i bjenë shkurt për në punë duke dhunuar rregullat e trafikut e të shoqëruar nga një eskortë e madhe. Dhe
respublica.al