Elbasan, 27-vjecari ekzekuton me armë nënën e motrën
ELBASAN- Vrasje me armë brenda familjes. Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme qytetin e Elbasanit. Një 27- vjecar, i identifikuar si Leonard Lenkaj ka vrarë me armë nënën dhe motrën e tij, e më pas është vetëdorëzuar në polici.
Donika Lenkaj 60 vjece dhe vajza e saj 32-vjecarja Manjola Lenkaj janë gjetur të vdekura në banesën e tyre në lagjen “11 Nëntori” të qytetit të Elbasanit. 66-vjecarja ishte e divorcuar nga i shoqi dhe jetonte me fëmijët e saj në banesën ku edhe e ka ekzekutuar i biri. Sipas dëshmive të fqinjëve mësohet se marrëdhëniet brenda familjes ishin tepër të acaruara dhe vazhdimisht kishte sherre mes tyre.
Sipas të dhënave nga policia e Elbasanit, krimi ka ndhodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa është marrë vesh rreth orës 13:00, kur 27-vjecari është vetëdorëzuar në polici.
Forca të shumta policie janë mbledhur në vendngjarje, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. Nisin hetimet.
(m.a/BalkanWeb)