E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjakmarrja ekzekutohen dy te rinj ne Shkoder

Gjakmarrja vret serish ne Shkoder. Kete mengjes dy te rinj u ekzekutuan me arme zjarri në fshatin Grudë. Viktime e të shtënave kanë mbetur vëllezërit Nik dhe Gjovalin Pjetrushi. Hetimet paraprake dyshohet se vrasja eshte kryer per gjakmarrje pasi dy te rinjte ishin vëllezër te ish shefit të krimeve në Shkodër Prel Pjetrushi.

Ky i fundit dyshohet se ka vrarë te atin e Admir Tafilit. Kujtojme se Tafili u arratis disa muaj me pare nga Burgu i Shen Kollit. Megjithate te gjitha keto detaje nuk konfirmohen zyrtarisht pasi policia eshte tejet e rezervuar per te dhenat e hetimeve te deritanishme nga atentati i dy te rinjve. Po per gjakmarrje disa dite me pare u vra Astrit Kurmemaj.

AS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›