E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, mashtruan banorët, pranga 4 shtetasve rumunë

LEZHË- Katër shtetas rumunë u ndaluan sot nga Sektori Kundër Krimit Financiar, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë, pasi akuzohen për veprën penale të "mashtrimit".
Zëdhënësi i policisë së Lezhës, Armando Ndoka, bëri të ditur se "Faguta Miclesku, 36 vjeç, Abraham Calin, 40 vjeç, Aleksandru Lacatus, 41 vjeç dhe Spania Radu, 37 vjeçe, që të katër banues në Otesani-Rumani, u arrestuan pasi dy ditë më parë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në vëndin e quajtur autostrada Rrëshen-Kukës, në afërsi të fshatit Reps, duke udhëtuar me një makine tip Wolsvagen, me targa T830SGJ, kanë mashtruar disa banorë të asaj zone".

Sipas zëdhënësit, shtetasit shqiptarë A.Domi, 24 vjeç, banues në fshatin Shtiqën të Kuksit, Z.Gjeta, 28 vjeç, banues në fshatin Lusen po të këtij rrethi, T. Hasanpapa, 50 vjeç dhe H.Hasanpapa, 54 vjeç, banues në fshatin Çerem të rrethit Tropojë, kanë denoncuar në polici se shtetasit rumunë i kanë mashtruar duke iu marrë shuma të hollash, konkretisht 750 euro dhe 30.000 lekë të reja, duke iu shitur bizhuteri floriri, të cilat nuk ishin të tilla, me preteksin se kishin ngelur pa karburant dhe se u nevojiteshin monedha.

Ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka bërë të mundur që përveç arrestimit të shtetasve rumunëve, në cilësinë e provës materiale të sekuestrohen bizhuteritë si dhe sasia e monedhave.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›