Elbasan, 4 në pranga, kapen 70 kg cannabis sativa
Në sajë të operacionit të koduar “Koha e duhur”, katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit, ndërsa posedonin 70 kg kanabis sativa.
Klajdi Prenda, 29 vjeç nga fshati Bibaj, Fushë-Krujë, Sukses Nezari, 23 vjeç nga Tirana, Agron Idrizi, 40 vjeç nga Gjirokastra dhe Kamber Toti, 30 vjeç nga Lazarati, posedonin lëndën narkotike.
Duke iu referuar të dhënave të policisë mësohet se lënda narkotike ishte e ngarkuar në mjetin me targa të Gjirokastrës.
Ndaj këtyre shtetasve rëndon akuza për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim”.
Finalizimi i ketij operacioni është kryer nga Drejtoria e policisë së qarkut Elbasan dhe në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Drejtorinë e posaçme operacionale.
Policia ka nisur hetimet për përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari të jashtëligjshme, ndërsa materialet do i kalojnë më tej Prokurorisë së Rrethit për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.