Shqiperia ka mbi tre milione votues ne zgjedhjet vendore

Ministria e brendshme beri te ditur se u ka dorezuar sot te gjitha komisioneve zonale te Shqiperise listat perfundimtare te qytetareve per zgjedhjet vendore te 8 majit. Listat jane dorezuar ne perputhje me kodin zgjedhor nje dite pas hapjes zyrtarisht te fushatave partiake tha ministria e brendshme e cila shpjegon se listat jane printuar per 5 dite me radhe nga Regjistri Elektronik i Gjendjes Civile. Listat perfundimtare te zgjedhesve u jane derguar drejtuesve te njesive vendore per ti nenshkruar te cilet ne shumicen e tyre jane perfaqeuses te Partise Socialiste.
Shqiperia ka zyrtarisht tashme ne listen perfundimtare 3 milione e 164 mije e 859 zgjedhes te ndare ne 4932 qendra votimi. Vendin e pare e ze Tirana me 750 mije votues Fieri me 362 mije votues Elbasani dhe Durresi perkatesisht me 300 mije votues dhe me radhe qytetet e tjera ku listat jane pastruar ne detaj. Sipas ministrise se brendshme jane hequr nga listat mbi 23 mije emra te dubluar ne zona te ndryshme dhe persona te vdekur nje proces ky qe vazhdoi muaj me radhe.
Autoritetet besojne se cilesia e larte e listave do tu jape fund pretendimeve te opozites per parregullsi me emrat e votuesve dhe sapo ato te konfirmohen nga zyrtaret vendore do te hidehn ne faqet e KQZ dhe institucioneve dhe kushdo i interesuar parti apo qytetar do te kete lirine maksimale elektronike qe te verifikoje ndryshimet e listes perfundimtare ne listen paraprake. Listat paraprake jane ekspozuar neper lagje qysh ne muajin tetor dhe pastrimi i tyre perfundimtar i hap rrugen procesit zgjedhor dhe sqarimit te qytetareve per detajet e vendndodhjes se qendrave te votimit.
Nderkaq Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu kthye punes normale sepse tre antaret e opozites ne te i dhane fund bojkotit tremujor. Nenkryetarja e KQZ Subashi dhe dy antare te tjere qe kane ardhur aty nga opozita moren pjese dje ne mbledhjen e radhes duke diskutuar probleme konkrete te zonave te ndryshme. Tashme kandidatet filluan fushaten listat e votuesve dolen komisioneret opozitare u kthyen ne pune parlamenti nuk ka me kohe keto 30 dite te nderhyje ne ligje apo vendime. Tani kane mbetur vetem te degjohet fjala e qytetareve dhe humbesi te pranoje rezultatin.