E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova ne trevjetorin e Kushtetutes pergatit ndryshimin e saj

Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga parakaloi sot para Forces se Sigurise ne diten e dyte te punes si presidente qe njeheresh e bene ate edhe komandante te pergjithshme te kesaj force. Por komanda mbi kete force eshte vetem nje nga detyrat e presidentes se re ne mandatin e se ciles Kosova duhet te beje ndryshimet kushtetuese ndryshime keto qe ishin pjese e marreveshjes politike qe e sollen ate ne postin e presidentes. Marreveshja politike e ndermjetesuar nga ambasadori amerikan Christopher Dell perfshine edhe pajtimin per ndryshimin e kushtetutes dhe reformimin e sistemit zgjedhor me cka presidenti ne te ardhmen do te zgjidhet me vota te drejtperdrejta. Sipas kesaj marreveshjeje zgjedhjet presidenciale mund te mbahen pas me se nje viti ndersa ato parlamentare pas me se dy vjet e gjysme. Debatet per fillimin e ketyre ndryshimeve perkojne me tre vjetorin e hyrjes ne fuqi te Kushtetutes se Kosoves e cila ne kohen e miratimit te saj ne diten e sotme te vitit 2008 qe vleresuar si nje nga kushtetutat me te mira.

Por gjashte muajt e fundit vleresimet sikur ndryshuan. Interpretimi i Gjykates Kushtetuese coi ne rrezimin e dy presidenteve. Fillimisht ne muajin shtator te vitit te kaluar ish presidenti Fatmir Sejdiu dha doreheqje pasi qe Gjykata Kushtetuese gjeti se ai po binte ndesh me kushtetuten duke mbajtur dy poste njeheresh ate te presidentit te vendit dhe te kryetarit te Lidhjes Demokratike te Kosoves. Ai vendim krijoi rrethana te tilla qe e cuan vendin ne zgjedhje te parakohshme.

Ne fund te muajit mars Gjykata solli perfundimin se zgjedhja e zotit Behgjet Pacolli ne postin e presidentit ishte jo kushtetuese dhe kjo per disa dite me radhe. Per me shume se nje jave vendi ishte ne udhekryq ndermjet zgjedhjes se presidentit te ri dhe shkuarjes ne zgjedhje te jashtezakonshme. Keto te fundit u shmangen me marreveshjen e ndermjetesuar nga ambasadori amerikan Christopher Dell nje marreveshje e cila eshte kundershtuar nga levizja Vetevendosje ndersa eshte kritikuar nga Aleanca per Ardhmerine e Kosoves por edhe nga perfaqesues te larte te vete Partise Demokratike te Kosoves.

Marreveshja kushtezoi edhe ndryshime ne qeverine e vendit. Ish presidenti Behgjet Pacolli tash do te jete ne postin e zevendeskryeministrit te pare ndersa mbetet ceshtje e bisedimeve se cilat do te jene kompensimet tjera qe do ti behen partise se tij Aleances per Kosoven e Re pas heqjes dore nga kandidimi per postin e presidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›