E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, 5 të plagosur në një aksident

Foto IlustrueseELBASAN- Një aksident me pasojë pesë persona të plagosur, ku njëri është në gjendje kritike përr jetën ka ndodhur në aksin Elbasan- Cërrik. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Të plagosur kanë mbetur Renato Toska, 22 vjeç, drejtues i njërës prej makinave, dhe pasagjerja që udhëtonte bashkë me të, Majlinda Mustafa, 21 vjeç. Në makinën tjetër mbetën të plagosur 3 persona, ku njëri prej tyre, Gjergj Kuqja , 48 vjeç është në gjendje kritike për jetën.

Ka mbetur i plagosur Sabri Muça, 42 vjeç, drejtuesi i makinës, dhe një pasagjer tjetër Dritan Tashi. Mësohet se policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet që kanë çuar në këtë aksident të rëndë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›