E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji: Disponimi i KQZ-së ishte korrekt

Kolegji Zgjedhor ka zbardhur vendimin e datës 3 qershor për rrëzimin e ankimimit të Partisë Socialiste për rezultatin zgjedhor të kryeqytetit. Sipas argumentimit të këtij vendimi thuhet se pretendimet e paraqitura nga Partia Socialiste në Kolegjin Zgjedhor ishin të pabazuar në ligj, dhe se për këtë arsye, padia e paraqitur nga kjo forcë politike duhet të rrëzohet.
 

Kështu me votat e të 5 anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor sqarohet vendimi në të cilin thuhet se "për vlerësimin e fletëve të votimit të pavlerësuara dhe të panumëruara për kryetarin, Këshillin e Bashkisë Tiranë, kryetarin e Minibashkisë dhe Këshillin, njësisë bashkiake, të cilat aksidentalisht nuk janë hedhur në kutitë respektive të votimt të së njëjtës qendër votimi në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë të datës 8 maj, duhet të rrëzohet.
 

Ndërsa sa i përket pjesës tjetër të pretendimeve, thuhet në vërejtjen e Kolegjit Zgjedhor duhet të pushohet gjykimi. Në argumentin e Kolegjit Zgjedhor vëren gjithashtu se vendimi i KQZ-së numër 709, i datës 23 maj nuk është një akt normative siç pretendon Partia Socialiste, por një akt me karakter individual.
 

Ky vendim vijon më tej argumentin. Kolegji nuk vendos rregulla sjelljeje me karakter të përhershëm, por shqyrton kërkesat individuale të KZAZ-ve të cilat administrojnë procesin zgjedhor.

Po ashtu duke argumentuar votat e hedhura gabimisht, Kolegji konkludon se bazuar në nenin 117 të Kodit Zgjedhor nuk janë të pavlefshme. Vendimi i Kolegjit është qartësuar në mënyrë të detajuar në 19 faqe format. Duke iu referuar ligjeve të vendit, argumeton vendimin për rrëzimin e kërkesës së Partisë Socialiste e cila kërkonte konstatimin si absolutisht të pavlefshëm, vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve numër 709 të datës 23 maj, ndërsa kërkon anullimin e vendimeve të ndëmjetme të KQZ-së.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›