Elbasan, 6 të arrestuar për vepra të ndryshme penale
Policia e Elbasanit gjatë operacionit të koduar weekend ka arrestuar 6 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Gerti Hysenbelliu, i dënuar me 10 vjet burg për prodhim e shitje narkotikesh dhe plagosje të rëndë.
Gjithashtu policia ka arrestuar edhe tre rojet e uzinës mekanike Vangjel Gega, Idriz Bodurri, Fadil Balla të cilët kanë tentuar të vjedhin materiale bakri.
Ndërkohë policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasit Njazi Hasani dhe Kliton Karaji të cilët dyshohen se i kanë vënë flakën dy automjeteve në pronësi të Myslim Pecit dhe Alim Lulajt.
Gjithashtu mësohet se policia e Librazhdit ka arrestuar edh shtetasin Hamdi Çerri, pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë me thikë Artur Benon i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.