Elbasan, 72-vjeçari humb jetën nga të ftohtët
Moti i ftohtë shkakton viktimën e parë për këtë vit në Shqipëri. Viktimë nga bora ka mbetur 72-vjeçari nga Elbasani,Sherif Flakaxhiu. Ngjarja ndodhi në një fshat të thellë malor të rrethit të Elbasanit. Flakaxhiu u gjet i vdekur nga kryetari i komunës.