PS, Beqja: Qeveria barna në spitale, vetëm për fushatë
Partia Socialiste ka shprehur sot shqetësim për krizën e medikamenteve në spitale, duke deklaruar se qeveria furnizon spitalet vetëm në rast fushatash. Sipas PS situata e krijuar është mungesë vizioni për të reformuar shëndetësinë.
TIRANE- Partia Socialiste ka shprehur sot shqetësim për krizën e medikamenteve në spitale, duke deklaruar se qeveria furnizon spitalet vetëm në rast fushatash. Sipas nënsekretarit për programin në PS, Ilir Beqja situata e krijuar është mungesë vizioni për të reformuar shëndetësinë. Qeveria jonë është e vetmja qeveri në botë që edhe furnizimin me barna e bën vetëm gjatë fushatës elektorale. Ka 45 muaj që shqiptarëve u kërkohet të mos sëmuren derisa të mbarojnë tenderat. Janë ndërruar ministrat, por nuk është rregulluar asgjë. Edhe kur ministri ka qenë politikan, edhe kur ka qenë profesionist i mjekësisë”- deklaroi Beqja.
Ndër të tjera, PS thekson se problemi kryesor në shëndetësi është mungesa e instrumentit të duhur politik, pra e programit, duke shtuar se këtyre problemeve u shtohet edhe papërgjegjshmëria e kryeministrit. (e.n/Balkanweb)