E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, plasin ujrat e zeza, banorët apel për ndihmë

Ujrat e zeza që kanë vërshuar në rrugët e lagjes Lopçej të Shkodrës, janë kthyer në gangrenën e banorëve që jetojnë aty. Pavarësisht se banorët po kërkojnë zgjidhje emergjente, duket se nga pushteti vendor nuk ka ndërhyrje. 

SHKODËR- Shpërthimi i ujrave të zeza si pasojë e bllokimit të tubacioneve nëntokësore është kthyer në problemin më shqetësues të 30 familjeve të lagjes Lopçej në qytetin e Shkodrës.
Ndotja e mjedisit dhe aroma e keqe që kundërmon është kthyer në refrenin përditshëm të lagjes në fjalë. Ky problem është evident prej 10 vitesh në këtë lagje, por kohët e fundit ka arritur kulmin. Ankesat e banorëve nuk kanë shërbyer për asgjë, as kërkesat e tyre për ndërhyrje emergjente.
Ujrat e zeza që tashmë janë përhapur në të gjitha shtëpitë dhe pallatet e zonës janë bërë burime infeksionesh edhe për fëmijët që jetojnë aty.
Banorët kërkojnë zgjidhjen urgjente të këtij problemi pasi me afrimin e stinës së verës rrezikohet seriozisht shëndeti i tyre. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›