E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtylla e antenave, OSSH:Do riparohet deri në darkë

Nuk do të kthehet sinjali për televizionet deri sot në darkë, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes e justifikon me kushtet e vështira të motit të cilat kanë ngadalësuar ritmin e punës duke e bërë të pamundur realizimin e objektivit për të rikthyer energjinë në nënstacionin e Qafëmollës. Shkaku kryesor ku më shumë se gjysma e televizioneve ku është edhe Ora News kanë mbetur pa sinjal është rrëzimi i shtyllës së tensionit të lartë në malin e Dajtit e cila furnizon me energji antenat e televizioneve. Sipas burimeve nga OSSH, për shkak të avarive dhe kohës që do nuk mund të arrihet deri në darkë riparimi i këtij defekti, pasi bëhet fjalë për shtyllën metalike. Paraditen e sotme kanë filluar punimet për vendosjen e një shtylle të re, por terreni i keq dhe heqja e shtyllës 22 metra e lartë ka bërë që të ketë vonesa. Drejtuesit e OSSH-së dhe të gjithë grupet e punës po punojnë pranë kësaj zone, mësohet së fundi se në vendin e rrëzimit të shtyllës kanë mbërritur edhe forcat e ushtrisë të cilat po ndihmojnë grupet e rregullimit të avarive për të lehtësuar situatën e krijuar. Më shumë se gjysma e televizioneve të Tiranës janë pa sinjal që prej dy ditësh, nga këputja e shtyllës kryesore e cila ka dy linja që furnizojnë antenat e televizioneve në malin e Dajtit. Ora News tashmë po transmeton sinjalin e saj nëpërmjet një gjeneratori të cilin e furnizon që prej dy ditësh me naftë në mënyrë që shikuesit të të mos humbin asnjë lajm që ndodh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›