Përcaktohen kuotat për “master profesional” part-time

Kështu, sipas vendimit në institucionet e arsimit të lartë do të pranohen 4 665 persona, ku 4 075, do të jenë nga Shqipëria ndërsa pjesa tjetër për personat jashtë kufijve dhe për shtresat e margjinalizuara.
Kandidatët nga Republika e Kosovës, nga Republika e Maqedonisë, nga Republika e Malit të Zi dhe nga Prefektura e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës aplikojnë direkt në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë. Rishpërndarja e kuotave të paplotësuara kryhet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duke marrë parasysh edhe kërkesat e IAL-ve publike.
Çdo program studimi i ciklit të dytë “Master profesional”, me kohë të pjesshme, funksionon në vitin e parë për vitin akademik 2012 - 2013, në rast se atë e ndjekin të paktën 10 studentë. Kriteret e pranimeve të kandidatëve përcaktohen nga institucionet publike të arsimit të lartë. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe institucionet publike të arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi. /Start/
2012-09-20 10:03