E Diel, 1 Nëntor 2026

Plani urbanistik, konsultime deri në mes të tetorit

Pas Njësisë Bashkiake numër 8, konsultimet për Planin Urbanistik të Tiranës do të vazhdojnë dhe me 10 njësite e tjera vendore.

Ekspertët që janë marrë me hartimin e këtij plani por dhe drejtuesit e Bashkisë së Tiranës, do të mirëpresin sugjerime dhe do t’ i japin përgjigje çdo pyetjeje që do t’u drejtohet nga banorët e këtyre njësive, në bashkëbisedime të hapura që do vazhdojnë ditën e hënë, me Njësinë Bashkiake numër 10 e me njësitë e tjera në vazhdim, sipas një kalendari të përcaktuar, që gjendet i publikuar në web-in e Bashkisë së Tiranës.

Ky plan projekton Tiranën metropolitane, me 7 pole zhvillimi disa parqe rajone dhe me sistem 5 - unazor. Plani i Përgjithshëm Vendor parashikon përveç sistemit të autobusëve, ndërtimin e sistemit të tramvajit i cili  do jetë komplementar, me sistemin e autobusëve, si nga pikëpamja kohore ashtu edhe nga pikëpamja e linjave të ofruara.

Sugjerohet që të projektohen dhe 5 linja urbane autobusësh, komplementare me linjën e tramit. Studimi urbanistik sjell një vlerësim të barabartë të pronës private, si në rastet kur ndërtohet pallat, ashtu edhe kur është e destinuar për lulishte apo për rrugë. /Start/

                                                                                             2012-09-20 15:34
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›