Qeveria jep 8 mijë euro ish-bosit të “Vefa Holding”

Vendimi për dëmshpërblimin prej 8 mijë eurosh, vjen pas vendimit të Gjykatës Evropian për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ku krahas shumë në fjalë do të kryhen edhe dhe pagesën e tatimit mbi të ardhurat për dëmshpërblimin.
Efekti financiar i këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Shuma në fjalë do të derdhet në një nga bankat e nivelit të dytë, ku do të konvertohet në lekë, me kursin e këmbimit të bankës ku është depozituar shuma, në datën e kryerjes së pagesës.
“Pagimi i shumës së depozituar të këtij vendimi, në favor të ankuesit, z. Vehbi Alimuçaj, të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së të gjithë dokumentacionit ligjor të nevojshëm për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda datës 9.10.2012. Në rast mospagimi brenda këtij afati, mbi shumën e mësipërme paguhen interesa të thjeshta të barabarta me kursin marzhinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus tre për qind”, thuhet në vendimin e qeverisë. Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave janë ngarkuar për të zbatuar këtë vendim që hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”.
Vehbi Alimuça, ka depozituar në qershor të vitit 2005, një ankesë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, kërkesë për të cilën u mor vendim në shkurt të këtij viti. Vendimi i trupit gjykues rrëzoi shumicën e kërkesave të Alimuçajt, i cili kërkonte madje edhe dëmshpërblim për ndjekjen penale të tij si dhe mungesën e shërbimit cilësor në burg.
Alimuçaj krijoi kompaninë piramidale “Vefa Holding sh.p.k”, duke iu marrë qytetarëve shuma të mëdha parash në këmbim të rritjes me disa për qind. Ai u arrestua në prill të vitit 1998. Në vitin 2002, ai u shpall fajtor nga Gjykata e Lartë, duke u dënuar me 20 vite burg për mashtrimin e 57 923 kreditorëve. Ai u lirua në vitin 2010, për shkak të dy amnistive. /Start/
2012-09-20 09:33