E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkon në dyqan pa i marrë leje, 7 plumba ndaj bashkëshortes

Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Ndroq të Tiranës, teksa një 54-vjeçar ka vrarë gruan e tij. Sipas burimeve të policisë, Ylli Mancaku, 54 vjeç, pasi ka debatuar me bashkëshorten Shpresa Mancaku, 50 vjeç, ka qëlluar 7 herë në drejtim të saj duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, por është marrë vesh vetëm dje, duke qenë se ajo është mbajtur e fshehtë.

Gjatë marrjes në pyetje, 54-vjeçari e ka pranuar krimin, duke thënë se ishte nën efektin e alkoolit. Ai ka thënë se është zënë me gruan, pasi ajo nuk i ka marrë leje për të shkuar në dyqan, ndaj dhe e ka vrarë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›