E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane nje 20-vjecare rezulton e zhdukur qe prej 4 ditesh

Ne Tirane nje 20-vjecare rezulton e zhdukur qe prej 4 ditesh. Vajza zhdukur eshte shtetasja Inesa Dushku 20-vjece e cila ka dale nga shtepia e saj per te blere dicka 4 dite me pare dhe nuk eshte kthyer me ne shtepi. Kane qene familjaret e vajzes te cilet e kane denoncuar zhdukjen e saj ne komisariatin numer 5 ne kryeqytet dhe menjehere pas marrjes se denoncimit efektivat e policise kane nisur kerkimet per gjetjen e vajzes. Sipas familjareve 20-vjecarja ka qene e veshur me nje kostum ngjyre roze dhe ishte ne gjendje depresive ne momentin qe ka dale nga shtepia. Sipas policise dyshohet se 20-vjecarja eshte pare diten e shtune ne zonen e Babrruse ne kryeqytet por ende nuk ka informacione te sakta ne lidhje me vendodhjen e vajzes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›