E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan Arvizu apelon per qetesi Partite te pranojne edhe humbjen

ELBASAN- Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Aleksander Arvizu gjate nje vizite ne qytetin e Elbasanit ka apeluar per qetesi ndersa u ka bere thirrje partive politike qe te dine te pranojne edhe humbjen.


Partite politike dihet qe kane qellim fitoren por ky nuk duhet te jete qellimi i tyre i vetem duhet te dine dhe te humbin dhe pranimi i humbjes eshte tregues pozitiv u shpreh ambasadori Arvizu.


Ai tha se perfaqesues nga SHBA-ja do te jene gjate gjithe kohes prezent ndersa i ftoi partite qe zgjedhjet e 8 majit te mos shnderrohen ne beteje politike.

Arvizu ishte ne Elbasan ku ka zhvilluar nje takim me perfaqesues te Korpusit te Paqes. Ai ka vleresuar kreun e Bashkise Elbasan punen qe eshte bere ne kete bashki ndersa ka premtuar mbeshtetja duke patur parasysh ketu nje plan 10 vjecar per zhvillimin e Elbasanit i cili ka mbeshtetjen e SHBA-ve.



Nje dite me pare Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Aleksander Arvizu ka shprehur gjithashtu shqetesimin e tij per situaten e tensionuar zgjedhore te ketyre diteve.

Arvizu ndersa po viziton sot disa qytete te Shqiperise per te njohur dhe me mire vendin. Ai beri thirrje per evitimin sa me shume te dhunes ndersa ka paraljameruar se misioni vezhgues i OSBE/ODIHR ka nisur tashme pune dhe po merret me problemet zgjedhore.

Arvizu ka bere edhe njehere thirrje per bashkepunim mes paleve si edhe me nderkombetaret ne te mire te demokracise ne vend



Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Shqiperi Aleksander Arvizu ka deklaruar se zgjedhjet per pushtetin lokal qe do te mbahen me 8 maj do te kene nje ndikim politik. Arvizu ka theksuar ne kete menyre se keto zgjedhje pervec rendesise per qeverisjen lokale kane dhe rendesi kombetare. faredo zgjedhjesh qe do te zhvillohen ato do te kene ndikim kombetar .Disa njerez kane pyetur se si mendojne SHBA per zgjedhjet e 8 majit ne Shqiperi jane referendum kombetar apo referendum vendor. I jam pergjigjur se per SHBA ato jane zgjedhje vendore por qe do te kene ndikim kombetar tha Arvizu. Ambasadori eshte shprehur i kenaqur me punen e dy kampeve politike kryesore duke rikujtuar se kandidatet duhet te punojne ne interes te qytetareve. Ambasadori i SHBA-se foli nga Shkodra.
Ambasadori i SHBA-se gjate vizites ne Shkoder ka zhvilluar takime te vecanta me kryetarin e bashkise Lorenc Luka dhe me prefektin e qarkut Maxhid Cungu.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›