Vetem nje jave fushate dhe situata sa vjen e tensionohet
Në vetëm një javë fushatë elektorale dhe situata sa vjen e tensionohet.
Për këtë, mjafton një debat politik si ishte rasti i tentativës së vrasjes së kandidatit të Partisë Demokratike për komunën e Dajtit, Besim Kuka.
Por edhe ku mungojnë debatet e tilla do të gjendet ndonjë flamur apo poster elektoral për të shkaktuar zhurmë dhe mbledhur militantët.
Filloi me flamujt elektoralë të Partisë Lëvizja Socialiste, të cilat nuk i pëlqyen bashkisë së Tiranës që urdhëroi heqjen e tyre.
Po nëse LSI-iu bind vendimit të Bashkisë së Tiranës, në Kamëz dhe Kashar, shtabet elektorale të Partisë Socialiste nuk iu binden bashkive përkatëse.
Posterat dhe flamujt e vendosur vend e pavend, janë kthyer në pretekste për të tensionuar situatën.
Në Kamëz, u arrit të shmangej konfrontimi mes simpatizantëve dhe makina me flamuj elektoral të PS festuan për dy net me radhë “fitoren” e tyre në vendosjen e posterave.
Në Kashar, fatkeqësisht nuk ndodhi kështu. Rreth 10 militantë të PS, rrahin barbarisht me grushte dhe mjete të forta, pronarin e një lokali dhe vëllanë e tij, sepse nuk pranonin të hiqnin flamujt e PD-së nga lokali i tyre.
Policia ndërhyri për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe arrestoi dy persona.
Të njëjtën ditë, në Bathore, paradat me makina me postera dhe flamuj elektoral të PS, irriton disa banorë, për të cilët më vonë u fol se ishin simpatizantë të PD-së.
Goditja e makinës me postera të PS-së, shkaktoi mjaft tension në zonë dhe grupimet me militantë të të dyja partive që I hakërroheshin njëri-tjetrit. Policia arrestoi autorin e dëmtimit të makinës.
Dhe pa kaluar 24 orë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ngritja e një ndërtimi që Bashkia e Tiranës e klasifikon si tendë elektorale të PS-së, nxiti debate dhe konfrontim në lidhje me ligjshmërinë e saj.