Tirane tension per tenden e PS-se
Ndërtohet në mesnatë pas debatesh të forta tenda elektorale e PS-së, në lulishten pranë busteve të Vëllezërve Frashëri në Tiranë.
Ndërtimi in tendës 160 metra katrorë solli reagimin e Inspektoratit Kombëtar të Ndërtimit, pasi sipas tyre nuk kishte leje përkatëse. Debati në disa raste degjeneroi në shtyrje dhe konfrontim fizik.
Thuajse e gjithë policia bashkieake u vendos në kordonë në mbrojtje të tendës së PS-së, ndërsa në bulevardin Dëshmorët e Kombit mbërritën edhe forca të policisë së rendit për të shmangur incidentet. Pas gati dy orësh dhe për të tensionuar më tej situatën janë larguar inspektorët e Inspektoratit Kombëtar të Ndërtimit. Në shesh ishin grumbulluar simpatizantë dhe deputetë të shumtë të Partisë Socialiste.
Pas largimit të inspektorëve, në orët e mesnatës punonjësit kanë ngritur pjesën më të madhe te tendës. Ndërkohë që nuk ka patur asnjë deklaratë zyrtare nga ana e inspektoratit nëse është tërhequr nga vendimi për moslejimin e ndërtimit të tendës.
Ky mund të konsiderohet thjesht tensionimi i radhës gjatë fushatës elektorale dhe kjo për shkak të vendimeve të Partisë Socialiste në hijen e Bashkisë së Tiranës. Bashkia tregoi se aty ku i vrasin sytë postet dhe flamujt elektoralë të aleancës për qytetarin jep urdhra për heqjen e tyre, ndërsa për posterat e Partisë Socialiste mund t’i vendosë ku të dojë pa pyetur dhe pa marrë asnjë leje përkatëse.