Perballja ne Shijak per kreun e Bashkise mes dy bijeve te qytetit

Shijaku është origjina e tyre, e po ashtu, edhe synimi për te drejtuar bashkinë e këtij qyteti. Afrim Brahimaj 47 vjec, i përzgjedhuri i aleancës për qytetarin tenton të marrë Shijakun që drejtohet prej dy mandatesh nga socialistët. Përballë tij 41 vjeçari, Indrit Buka. Sapo hyn ne Shijak kupton se përballja këtu është e fortë.
I ardhur nga fusha e menaxhim-biznesit, Afrim Brahimaj shprehet se platformën e punës do ta përqendrojë tek pakënaqësitë e qytetareve si dhe tek projektet e parealizuara nga bashkia, ndërsa rivali i tij Indrit Buka, nga fusha e sportit e politikës, një vëmendje të veçantë do t’i kushtojë ndërtimit të fushave sportive por edhe rikonstruksionit të pallatit të sportit.
E vetmja pikë e përbashkët, për të cilën janë dakord dy kandidatët, ka lidhje me çështjen e planit rregullues të qytetit të Shijakut, i cili prej vitesh nuk ka marrë zgjidhje.
Afrim Brahimaj, i cili do të garojë për herë të parë për kreun e bashkisë, ashtu sikurse edhe kandidati socialist, shprehen të bindur në fitoren e tyre, duke pohuar se nuk i tremben kundërshtarit
Në dy mandatet e fundit Bashkia e Shijakut është drejtuar nga socialistët që kryesohej nga socialisti Igli Cela dhe sëfundmi Afërdita Alikaj. Bashkia e Shijakut ka rreth 15 mijë banorë dhe në 8 Maj pritet t’u drejtohen zgjedhjeve 9478 votues.