Mediu: Sot nisi bashkimi i opozitës. Ja cilat janë sfidat tona për zgjedhjet! | 3D në RTSH

Kreu republikan Fatmir Mediu ka spjeguar në emisionin 3D në RTSH idenë e bashkimit opozitar dhe sfidat e tij në prag të zgjedhjeve të përgjithshme që pritet të mbahen në vitin 2025.
” Unë mendoj që ky është vetëm fillimi i një bashkimi opozitar ” tha zoti Mediu. ” Ai ka lënë dyert e hapura për çdo subjekt dhe aktor politik opozitar për t’u bërë pjesë rreth bashkimit të ideve dhe jo partive politike” spjegoi ai.
Për zotin Mediu e rëndësishme është që partitë në opozitë të kenë mirëkuptim dhe besim tek njëra tjetra për ta arritur më pas tek qytetarët.
Në vlerësimin e kreut republikan qeveria aktuale socialiste ka kapërcyer çdo limit, nga pikpamja kushtetuese e ligjore.
Duke u ndalur veçmas tek synimi i opozitës për Reformën Zgjedhore zoti Mediu tha se ideja është që opozita të ketë një kuptim të përbashkët për këtë reformë. ” Ne synojmë ta sjellim gjithçka sipas kërkesave të OSBE-ODIHR-it” shtoi kreu republikan.
Zoti Mediu shprehu shqetësimin e opozitës lidhur me zgjedhjet duke u ndalur tek vjedhja e votës nga qeveria e majtë. Ai kujtoi se kryeministri Rama ka hequr mundësinë e krijimit të koalicioneve dhe kjo e ka goditur rezultatin real të zgjedhjeve.”Mbi 150 mijë vota të opozitës dalin jashtë funksionit dhe shkojnë në interes të maxhorancës” tha zoti Mediu.
Kreu republikan mbrojti listat e hapura dhe nevojën e votës së emigrantëve, madje pjesëmarrjen e tyre në qeverisje.
/ rtsh. al/