Begaj: Shqipëria krah Kosovës përballë çdo kërcënimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 16 vjetorin e pavarësisë ka pranuar telegramin e urimit nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
“Shqipëria do të jetë gjithmonë krah Kosovës, në çdo hap të saj për përballimin e çdo kërcënimi si dhe për anëtarësimet e reja në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Presidenti Begaj në telegramin e urimit.
/ rtsh.al /