Pronat, Rama në Orikum: Berisha ju la me gisht në gojë, ja 3 zgjidhjet e mia
VLORË- Në këndin e fjalës të improvizuar pranë bregdetit të Orikumit, kreu i PS-së, Edi Rama premtoi se pas 23 qershorit do të vijë si kryeministër për të zgjidhur problemet e kësaj zone.
Kryesocialisti Rama vuri në dukje faktin se prej 20 vitesh nuk ka asnjë plan zhvillimi për Vlorën, ndërkohë që banorët u përballën me ‘grabitçarë’ që tentuan ti merrnin tokat.
“Jam mirënjohës që jeni këtu. E zgjodhëm më të përshtatshëm këndin e fjalës sesa të bënim një miting se këtu është vendi për të diskutuar lidhur me një sërë problemesh që e kanë marrë peng Orikumin, bregdetin shqiptar, ekonominë e Shqipërisë , vendin tonë dhe imazhin e Shqipërisë. Unë e njoh Orikumin nga fëmijëria, por edhe nga kontaktet me banorët që u gjenden përballë një bande grabitçarësh të ardhur këtu për t’iu rrëmbyer tokat dhe për të ndërtuar dhe për të bërë para jo vetën në kurriz të banorëve dhe komunitetit, por të gjithë vendit duke e shëmtuar këtë zonë të mrekullushme, ku prej 20 vitesh nuk ka asnjë plan projekt dhe zhvillimi të qendrushme si kjo mrekulli të kthehet në pasuri për kombin tonë, me shumë dëshirë erdha këtu që të flas me ju, jo më nga opozitat e një njeriu që qan hallin, jo për tju thënë se do ju japin asistence juridike ku ju ishin pre e një sulmi grabitqar, por për t’iu thenë se cfarë do bëjmë konkretisht”, tha Rama.
Kreu i opozitës duke pranuar se në këto vite jo vetëm partia Demokratike por dhe ajo Socialiste nuk ka bërë sa duhet për banorët e Vlorës, premtoi se pas 23 qershorit do zgjidhe problemet e tyre si kryeministri i Shqipërisë. “Ju zotohem se sic kemi ardhur këtu për të folur për 23 qershorin do të vij si kryeministër për të marrë problemet dhe për ti zgjidhur ato. Vlora do ti bëjë të kuptojë Berishes, se Borxhe të pashlyera”, tha Rama.
Pronat
Duke denoncuar zaptimin pa të drejtë, siç e cilësoi ai, të tokave në bregdet, Rama premtoi se pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste do të kthejë pronën tek pronari i vertetë, duke e kthyer atë në kapital të qëndrueshëm.
“1) Pronat të marrin atë që ju takon dhe as sa është e mundur të marrin sot, në këtë çullurdi. 2) Në do ngremë transparencë dhe fuqiplotë me mandatin e Kuvendit, për kthimin dhe kompensimit të pronave dhe do bazohemi tek arkivi origjinal dhe do shohim tërë lesh e li që bëri Saliu si president bashkë me të tjerë. Familjet me origjinë malore vijnë në bregdet dhe ju të bregdetit mbeteni me gisht në gojë. Do i kthejmë popullit shqiptar pronat e marrë pa të dejtë sidomos në bregdet. Do kthejmë ato prona që një herë janë paguar paraardhësit dhe nuk mund të marrin pronën për të cilën janë paguar njëherë e një kohë. Do kthejmë pronat në barë të ligjit jo të albitraritetit. Do kthejmë pronat ose do i kompensojmë. Port a kenë të qarta se at dhe familjet e tyre marrin atë që u takon. Do japim certifikatën e pronës atyre që u takon. 3) Legalizimet. Nuk do lemë njerëzit që kanë ndërtuar shtëpi për të strehuar fëmijët e tyre që të vijojnë të rrinë me ajër me strehë dhe pa shtëpi. Do i japim titullin e pronësisë”, premtoi Rama.
Kreu i PS-së, paralajmëroi një ligj të posaçëm për vijën bregdetare, për ti dhënë fund ndërtimeve pa kriter.
“Do ndërtomë agjenci kombëtare të deti dhe do bëjmë ligj të posatçëm për bregdetin. Vija bregdetare nuk mund të trajtohet tsi toka e askujt. Nuk do lejojmë më ndërtime kuturi, do bëjmë një vijë bregdetare model, kjo perlë do vlerësohet dhe do bëhet burim pasurie”, theksoi Rama.
(e.m/BalkanWeb)