E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, Devolli përmbyt dy hektarë tokë

Shkak është bërë dalja nga shtrati i lumit Devoll. Kryetari i Komunës Mollas tha se ky është një rast i përsëritur tashmë dhe se duhet ndërhyrë për të rregulluar derdhjen e lumit.

“Për këtë qëllim komuna ka hartuar edhe një projekt, të cilin e ka dërguar në Ministrinë e Bujqësisë, ku edhe pritet një miratim nga ana e kësaj të fundit, për ndërhyrje në shtratin e lumit Devoll”, ka deklaruar kryekomunari Agron Hysa. Megjithatë, dëmi i shkaktuar është minimal, pasi vetë banorët, të njohur me këto fenomene prej vitesh, janë kujdesur në mënyrë individuale që të mos i shfrytëzojnë për prodhim konsumi këto toka.

"Ky do të jetë viti i fundit që këto 50 familje të fshatit Selitë do të përballen me këtë situate, si pasojë e fenomeneve atmosferike, pasi një projekt i fundit i qeverisë shqiptare dhe firmës austriake HidropoWer, do të ndërtojë në këtë zonë tre TEC-e mbi rrjedhën e këtij lumi, si edhe do të ristrukturojë aksin kombëtar Elbasan – Gramsh", tha Hysa. Këto investime, sipas tij, do të shmangin përfundimisht përmbytjet e tokave bujqësore në këtë zonë. /Start/

                                                                                             2012-01-24 16:33
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›