E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totozani: Nuk zbatohet vendimet e Avokatit të Popullit

Ai zhvilloi një konferencë shtypi, ku bëri të ditur arsyet e vizitës në Komisionin Evropian, ku ka theksuar se i kishte informuar mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe veçanërisht për mënyrën e përzgjedhjes së tij.

"Një nga çështjet që çalon në Shqipëri, janë çështjet e zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit. Ka institucione në shtetin shqiptar të cilat nuk i përgjigjen këtyre rekomandimeve. E gjithë beteja jonë do të jetë që autoriteti i Avokatit të Popullit t ë respektohet nga të gjitha institucionet shtetërore dhe rekomandimet tona të zbatohen një për një", tha Totozani.

Duke folur për të drejtat e njeriut, ai tha se janë konstatuar disa raste shkeljeje.  "Jemi duke studiuar disa raste të tilla. Kanë filluar hetime në disa drejtime, kështu ne kemi një rast dhune në komisariatin e Shkodrës, i cili është duke u hetuar. Po kështu kemi një problem që ju e njihni, mes disa familjeve pronare në Ujin e Ftohtë në Vlorë, në një konflikt me Gardën e Republikës dhe me drejtorinë e shërbimeve qeveritare. Dhe këtu jemi në përfundim të hetimeve. Është gati rekomandimi përkatës", vijoi Totozani. /Start/

                                                                                             2012-01-24 16:25
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›