E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama: Vështirë drejtësia! Spahiu: Gjykim politikanëve

“Është e vështirë të bëhet drejtësi por së bashku jemi të vendosur se drejtësia përcaktohet nga vullneti”, deklaroi kryeprokurorja. 

Kryeprokuroja Rama shprehu mirënjohjen për delegacionin e Komisionit Evropian në Shqipëri dhe në veçanti misionin e Bashkimit Europian për asistencë në sistemin shqiptar të drejtesisë "Euralius 3", për mbeshtetjen që u jep institucioneve të drejtesisë për zhvillimin e një sistemi të pavarur, eficent, profesional dhe  transparent të drejtesisë në vendin tonë.

Prokurorja e Përgjithshme vlerësoi kontributin e Komisionit të Bashkimit Evuropian dhe misionit Euralius  në sistemin e drejtësisë, me synim kthimin e besimit të popullit shqiptar në institucionet e tyre si dhe konsolidimin e drejtësisë.

Në këtë konferencë merrte pjesë edhe nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, i cili nuk harroi të kujtonte se gjykatat duhet të dëshmojnë barazi mes qytetarëve dhe politikanëve. “Proceset gjyqësore të garantojnë barazi, që qytetari dhe politikani të jenë të barabartë, duke parë dhe kërkuar që shteti dhe individi të jenë të barabartë pasi të gjithë i kanë sytë tek drejtësia që duhet të tregojë integritet në problematikat më të rëndësisihme kur përballet me njerëz në politikë”, theksoi. Spahiu theksoi se asistenca e huaj nuk duhet të përfundojë as pas këtij programi të EURALIUS III.  /Start/

                                                                                             2012-01-24 16:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›