E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Italia i dënuari me 12 vite burg

Interpol bëri me dije se është ekstraduar shtetasit Basri Bejtja, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në dhjetor të vitit 2004, me 12 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje“ e mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

Shtetasi Basri Bejtja, është shpallur fajtor pasi në datën 14.06.1997, në fshatin Vukatanë, në Shkodër, si pasojë e një konflikti pronësie, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin R.A., duke e qëlluar me një armë tip automatik dhe duke e plagosur rëndë këtë shtetas. 

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë./Start/

                                                                                             2012-01-25 08:41
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›