Pukë: Vritet 30-vjeçari, arrestohet autori
Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë me dije se Pavlin Frroku, 30 vjeç, nga fshati Tuç i komunës Qafë-Mali, u qëllua për vdekje në vendin e quajtur “Ish-Miniera e Bakrit”.
Policia bëri të ditur se ka identifikuar dhe arrestuar si autor të këtij krimi 38-vjecarin Edmond Marku. “Autori i dyshuar u kap në një zonë malore të fshatit Tuç dhe atij iu sekuestrua një pistoletë”, thanë burimet e policisë, duke shtuar se nga hetimet e para rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.