Elbasan, Imami: Për arsimin kemi shtruar një autostradë të dijes
Arsimtarët kanë qenë vijimi i turit të takimit të kreut të shtabit elektoral në qarkun e Elbasanit Arben Imami, i cili shoqërohej nga kandidati për deputet Luçiano Boçi. Duke vlerësuar si të rëndësishme punën e arsimtarit Imami ju drejtua arsimtarëve me fjalët “përveç aspektit themelor të misionit fisnik të mësuesit, ju jeni njerëz të dijes, dhe duke qenë njerëz të dijes, ju hapni një horizont i cili është vendimtar për njeriun i cili do ta përqafojë këtë horizont”. Të kesh një shkollë të mirë duhet të kesh premisa, një infrastrukturë normale, nuk flas për një infrastrukturë luks, por pa një infrastrukturë normale nuk mund të ketë shkollë. Nuk mund të ketë shkollë kur nëna e nis fëmijën dhe nuk e di sa do të ketë mundësi që fëmija të ketë ngrohjen, të mos ketë xhamat e thyer, kur bien copa suvaje sic bienin në Tiranë nga shkollat që rindërtonte Koco Kokdhima. Por pa këtë brazdë nuk ecet përpara. Dicka ishte bërë edhe para 2005 në këtë fushë, nëpërmjet një programi të Sorros-it, një program i shtrirë në të gjithë shqipërinë. Ne vendosëm si element të parë të kësaj pune rindërtimin e shkollave me qëllim që fëmijët të shkojnë normal në shkollë. Akoma nuk e kemi mbyllur këtë program të infrastrukturës në shkolla tona, por në këtë madat ne do të mbyllim dhe në këtë madat do të mbyllim jo vetëm këtë infrastrukturë, por të gjithë atë problematikë infrastrukturore bazë për një vend të zhvilluar që shqipëria nuk e kishte para tetë vitesh por që sot ka ecur me shpejtësi që me të vërtetë është një model entuziast. Brenda tete vjetësh ne 80% përqind të infrastrukturës që ka qarku i Elbasanit makina shkon deri në qendër të komunës. Pse deri në 2005 interesi për mësuesin ishte shumë i ulët sepse ishin pagat shumë të ulta, dhe Sali Berisha këtu në Elbasan në qytetin e arsimit ka thënë se do ti cojë rrogat 400 dollarë, sot kjo ëhstë një realitet. Por në vitin 2013 po këtu po Sali Berisha tha jo 400 dollarë, por 700 dollarë. Dhe kjo është e mundur nëse nuk do të futemi në krizë, nëse shoku Edi nuk do të përqafohet me shokun e tij Papandruu, apo me ndonjë shok tjetër, dhe të përqafojnë edhe krizën bashkë. Nëse të ecim në rrugën e mbarë, në rrugën e drejtë, në rrugën e zhvillimit të vendit të rritjes ekonomike të investimeve të huaja, të taksave të ulta,etj, ne mund ti arrijmë 700 dollarë. Sigurisht po të bëhet rrugë mbrapa po të rriten taksat po të zvogëlohen investimet, punësimi, po të ulet buxheti i shtetit nuk do të ketë rritje rrogash. Pra, kur vjen fundi e gjithë politika è përkthehet në disa terma realë që rëndohen në xhepin familjar, ajo që premtojmë ne është që cojmë rrogat e arsimtarëve në 700 dollarë. Sigurisht që kjo shton konkurencës, dhe fakti është se kudo që shkoj edhe në fshat dhe në në qytet më dalin njerëzit që duan të punojnë në arsim. Dhe unë do të jem katër vjet këtu dhe ju them se unë nuk bëj emërime cemërime. E treta janë biblioteka, librat dhe dija, tre kolona ka një sistem arsimor. Ne kemi bërë përpjekje të mira që kanë dhënë rezultate të mira. Problematika ka, ne sigurisht që duhet të përpiqemi fort seriozisht për ngritjen e cilësisë së arsimit kudo, ashtu sic duhet të bëjmë përprjekje për ngrijen e cilësisë së bujqësisë, gazetarisë. Por kur i kthehem dijes unë do të them se PD për mësuesin ,për nxënësin, arsimtarin , studentin, ka shtruar një autostradë të dijes. Se sic ishin ato rrugicat me gropa mbushur me ujë, ashtu ishte dhe penetrimi i internetit vetëm me 4 përqind në shqipër dhe sot është 60 përqind, janë autostrada të informacionit. Nevoja për të ngritur cilësinë nëpërmjet akreditimit, kualifikit dhe ngritja e cilësisë së profesioriatit mbetet një sfidë, nëse duam që universitetet tona të prodhojmë njerëz të aftë që prodhojnë dije. Sfida e dytë që kemi ne është cështja e arsimit profesional. Duke qenë se arsimi profesional ka qenë në një farë mase e përcmuar, këto shkolla u mbyllën, nuk ka pasur frekuentim nuk ka pasur interes. Por fakti është se zhvillimi i vendit si ai industrial si ai i bujqësisë kërkon kapacitete. Këtë po fillon ta kuptojë tregu i punës, në rastin konkret këta që po vijnë në hidrocentralin e Devollit kanë nisur trajnimet për profesione të ndryshme. Dhe ne duhet ti kthehemi shkollave profesionale, shkolla që pregatisin njerëz me dije, por shkolla që përgatisin njerëz të cilët kanë aftësi dhe kapacitet për tu futur në tregun e punës. Ne këtë do ta bëjmë. Kemi hapur burgun, pavarësisht aspektit të dënimit, etj, thelbi është që në Elbasan momenti që hapet një burg, në Peqin momenti që hapet një burg si edhe në Kosovë, absolutisht janë me qindra vende pune dhe ç’është më e rëndësishme, është një biznes i tërë që lëviz rreth tyre. Ne do të vijojmë për arsimin profesional do të bëjmë përpjekje për të ngritur infrastrukturën për zhvillimin e këtij kapaciteti këtu, për të shërbyer sigurisht lidhur me zhvillimin e vendit, por për t’i shërbyer drejtëpërdrejt si një industri edhe si punësim Elbasanit. Këto janë ato që ne mendojmë dhe kemi bërë. Nëse na gjykoni nga premtimet që kemi bërë dhe realizimet e tyre besoj se do të ecim bashkë edhe katër vitet e ardhshëm.
Nga ana e tij kryetari i PD në Elbasan si edhe kandidat për deputet Luçiano Boçi ngriti lart vlerat e mësuesit duke deklaruar se “ mësuesi është mësues i mendjes dhe shpirtit njerëzor. Dija është vlera e tij e pathënë. Një fitore me mbështetjen e mësuesve do të ishte një fitore e vërtetë.
...