Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli: “Edi Rama, gaztor i “Rilindjes””
“Një njeri punon kundër vendit të tij. Ai quhet Edvin Rama. Ai është një njeri që nuk fiton kurrë, ai qahet rrugëve të Shqipërisë dhe shan e mallkon rrugët dhe bën me faj Sali Berishën pse nxori vendin nga balta. Më qesharak burri 50 vjeç nuk bëhet. Ndonjëherë më vjen keq sesi flet ashtu. Gastori i Rilindjes, Edi komiku thotë se nuk ju duhen rrugë, shkolla, NATO, dhe bërtet kot Rilindje”- deklaroi kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Kryesuesja e listës së kandidatëve të PD në Shkodër, tha se Rama rrënoi kryeqytetin me taksa dhe të njëjtën gjë do të bëjë dhe me Shqipërinë. “Po të kishte 2 gradë dashuri do kishin dalë e tepruar ta bënte Tiranën si Tokio, por për 11 vjet rresht, rriti taksat dhe e renditi Tiranën si qytetin me taksat më të larta në Shqipëri”.
...