E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, Meta: Më 23 qershor fitorja do të vijë nga veriu i Shqipërisë

ELBASAN- Kreu i LSI-së, Ilir Meta gjatë një takimi elektoral në Elbasan, deklaroi se LSI do të fitojë më 23 qershor, pasi ka një plan punësimi për të gjithë vendin, teksa tha se fitorja po ndihet dhe do vijë nga veriu i Shqipërisë.

Meta premtoi se LSI do të sjellë një qeverisje gjithëpërfshirëse dhe transparente dhe jo një qeveri që tregon forcën ndaj atyre që e kanë zgjedhur.

“Ne do fitojmë se do sjellim qeverisje gjithë përfshirëse që do marrë në konsideratë mendimin e intelektualëve më të mirë të Elbasanit dhe të Shqipërisë. Larg arrogancës dhe vendimeve që sjellin pasoja. Sepse ne jemi për qeverisje bashkëpunuese, transparente që nuk synon të tregojë forcën, por të zgjidhë problemet e atyre që votojnë. Fitorja është kudo anembanë Shqipërisë, Elbasani do jetë zemra e fitores, por fitorja po vjen nga veriu i Shqipërisë”, u shpreh Meta teksa kujtoi takimet dhe përshtypjet e marra në qytetin e Kukësit dhe Shkodrës.

vijon..

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›