E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hejnkes: Guardiola të punojë me Shaqirin!

Trajneri Jup Hejnkes, që në sezonin e fundit i fitoi të gjitha me Bajernin e Munihut, titullin kampion, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve të Europës, ka një mendim shumë pozitiv për mesfushorin kosovar Xherdan Shaqiri. Ishte vetë tekniku gjerman që e mori Shaqirin verën e kaluar nga Bazeli për 12 milionë euro. 

Hejnkes tani është në pushim dhe për kapitalin që ka lënë te skuadra e Bayernit, dallon edhe Shaqirin. “Shaqiri është lojtar i klasit”, - tha Hejnkes për fussball.de. 

Ai madje i lë porosi trajneri të ri të Bajernit, Pep Guardiola, që të punojë me Shaqirin. “Ai duhet të punojë me të. Pasardhësi i im do ta bëjë atë të veçantë”, - deklaroi Heynckes

(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›