Elbasan- Zbulohen rastësisht rrënojat e një Kështjelle pranë Namazgjasë
—-Nga Julian Hoxhaj—-
Elbasan- Gjatë gërmimeve për rikonstruksionin e një rruge në jug të qytetit të Elbasanit është zbuluar një mur i madh në formë harku. Sipas arkeologëve, paraprakisht ajo mendohet të jetë një kullë e një kështjelle ose Kalaje, pasi i plotëson parametrat e saj. Ky zbulim është bërë ditën e djeshme kur punëtorët e firmës së kontraktuar nga bashkia e Elbasanit kanë nisur gërmimet për rikonstruksionin e rrugës Thoma Kalefi, ata kanë ndeshur në murin e Kështjellës.
Rrënoja ka dalë në sipërfaqe pranë sheshit të Namazgjasë ku fillimisht është menduar se ishte rrënoja e murit të xhamisë së vjetër të Namazgjasë. Por arkeologët që kanë shkuar për të parë murin janë shprehur se ai nuk i përket xhamisë së Namazgjasë, por se mendohet të jetë muri i një kalaje të vjetër. I pyetur për Gazetën IDEA, drejtori i Muzeut Etnografik Kreshnik Belegu, u shpreh se kjo mund të jetë një kala e vjetër që i përket periudhës paraosmane.
Ai tha se murin e kanë parë edhe ekspertët e shpëtimit të monumeteve arkeologjike. Belegu shtoi se për këtë zbulim është vënë në djeni dhe ministri i Kulturës, nga ku po pritet një vendim për vijimin e punimeve.
Zbulohen rastësisht rrënojat e një Kështjelle pranë Namazgjasë
Ne dje rastësisht qëlluam në vendin ku po bëheshin gërmime, në fillim fare fadroma kishte kapur një pjesë të murit. Ne ngulëm këmbë që të hapej një sipërfaqe më e madhe. Ajo që rezulton është se aty gjendet një Torr e një kalaje e cila për momentin ka shumë hipoteza për të.
Zbulohen rastësisht rrënojat e një Kështjelle pranë Namazgjasë
Por megjithatë është një vendbanim që duhet t’i takojë periudhës para osmane. Nga dokumentet që shkruhet thuhet se në Elbasan, para pushtimit Osman, ka qenë një kala, që Turqit i thoshin Jenice Kalaja. Një nga autorët elbasanas specialist për periudhën e Mesjetës, mendonte që kjo kala ndodhej në perferi të qytetit të Elbasanit në Bradashesh. Ndoshta dalja e këtij vendbanimi a e kësaj kështjelle, ndoshta ka të bëjë pikërisht me këtë ndërtim. Besojmë se Frëngjit e kësaj kulle janë shumë sipër, dhe besoj se kalaja ose kështjella duhet të jetë ndoshta 3 deri në 4 metër më thellë. Dje erdhën përfaqësuesit e shpëtimit Arkeologjik dhe kanë vendosur që zbulimin e këtij objekti t’a përcjellin tek Ministri I Kulturës dhe të meret një vendim se cfarë do bëjmë me të.

Zbulohen rastësisht rrënojat e një Kështjelle pranë Namazgjasë
Deri tani mendojm se është një ndërtim i periudhës së para pushtimit Osman, megjithëse është shumë herët për të folur mbi datimin e këtij objekti. Ne mendojm se kjo është një pasuri tjetër për qytetin e Elbasanit, - u shpreh Belegu.
Zbulohen rastësisht rrënojat e një Kështjelle pranë Namazgjasë
Pritet që tashmë të merret një vendim, që do të bënte të mundur nisjen e gërmimeve arkeologjike për të gjithë sipërfaqen ku mendohet të gjendet muri.