E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan-Peqin, aksidentohen tre makina, plagosen 8 persona

Elbasan- Një aksident i rëndë me bilanc 8 të plagosur, ka ndodhur në mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin teksa tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Burime policore bëjnë me dije se janë plagosur 8 persona që po udhëtonin në tre mjete e përfshira në aksident, 5 prej të cilëve janë dërguar në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ndërsa 3 të tjerë na atë të Peqinit.

Mësohet se një makinë tip Reno, me targa CH 277 GV, që drejtohej nga Eduart Çuhaj, u përplas me automjetin tip Benz me targa El 1410 C, që drejtohej nga kryetari i komunës Mollas Agron Hysa dhe me kamionçinën me targa AA 052FX.

Nga hetimet paraprake rezulton se aksident është shkaktuar si pasojë e një parakalimi të gabuar, ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen e  plotë të shkaqeve.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›